SPAK zbuloi e-maile komprometuese në postën private të Alqi Bllakos

SPAK zbuloi e-maile komprometuese në postën private të Alqi Bllakos

12:33, 17/11/2022
A+ Aa A-

Mbrojtja e ish-deputetit Alqi Bllako, është paraqitur këtë të enjte në SPAK për t'u njohur me akuzën e re që është ngritur ndaj tij, atë të shpërdorimit të detyrës për inceneratorin e Elbasanit.

Pritet që avokatët e Bllakos të marrin disa ditë kohë, ndërsa kërkesa e re e SPAK mbi masën e sigurisë që rëndon pozitat e Bllakos, përveç dy akuzave të ngritura më herët për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve të SYRI TV, në hetimet e SPAK janë gjetur e-maile në postën e tij private komprometuese në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e djegësit të Elbasanit.

E-mailet janë gjetur në postën e tij private mbi procedura zyrtare me persona të përfshirë në aferë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco