Banorët e Bërxullit para Parlamentit: Shteti në kundërshti me vetë ligjin! Preken mbi 90 banesa

Banorët e Bërxullit para Parlamentit: Shteti në kundërshti me vetë ligjin! Preken mbi 90 banesa

10:42, 17/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullit kanë dalë sërish në protestë para Parlamentit.

Ditën e djeshme kanë protestuar para kryeministrisë dhe para një jave kanë protestuar në Ministrinë e Infrastrukturës për gati 40 ditë.

Protestuesit kërkojnë përgjigje nga institucionet shtetërore se si do të vijojë projekti për autostradën pasi firma nuk disponon asnjë leje zhvillimi, as leje ndërtimi dhe as vendim shpronësimi dhe nuk kanë projekt të përfunduar se si do të zhvillohet rruga.

Kryeplaku i fshatit: Protestat tona që kur kanë filluar dhe deri sot, të gjithë këta pushtetarë nuk na japin asnjë përgjigje se si do të jetë projekti për këtë autostradë sepse vetë shteti me drejtuesit përkatës nuk kanë asnjë leje zhvillimi, as leje ndërtimi dhe as vendim shpronësimi dhe nuk kanë projekt të përfunduar se si do të zhvillohet rruga. Në këtë mënyrë vetë shteti është në kundërshti me vetë ligjin duke e lejuar firmën të avancojë pa i nxjerrë të gjitha dokumentat që i duhen, si leja e ndërtimit, vendimi i shpronësimit etj.

Duke parë se ne nuk na dëgjojnë me kërkesat tona të ligjshme dhe vazhdojnë me paligjshmërinë e tyre dhe ne sot prandaj i jemi drejtuar Parlamentit se këta 140 zotërinj i bëjnë ligjet vetëm për popullin jo për vete se si duhet të zbatohen ligjet nga ana e pushtetarëve në radhë të parë.

Gjashtë shtyllat e linjës së interkonjeksionit që do lëvizen nga shtrati i rrugës sot mund të kalojnë në mbi 70 banesa të tjera përveç 20 që i kap direkt shtrati i rrugës sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco