Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Kokainë në banane, lihen në burg pronari dhe administratori i “Alba Exotic Fruit”

Kokainë në banane, lihen në burg pronari dhe administratori i “Alba Exotic Fruit”

10:23, 17/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka lënë në burg pronarin dhe administratorin e “Alba Exotic Fruit”.

Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kërkonin një masë më të butë sigurie, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Ata akuzohen për trafik kokaine lidhur me sasitë e drogës që janë gjetur në kontejnerët me banane që vinin për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në portin e Durrësit, në 6 episode në sasi të ndryshme prej disa kilogramë.

Rreth një muaj më parë SPAK sekuestroi kompaninë “Alba Exotic”, në kontejnerët e të cilës janë kapur 6 herë sasi me kokainë që vinin nga Ekuadori, e fundit pak ditë më parë.

Në kontejnerët ‘Alba Exotic Fruit’ brenda këtij viti, e më konkretisht në harkun kohor të 3 muajve janë zbuluar 6 ngarkesa me kokaine të cilat janë sekuestruar nga Policia e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco