Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri i Portit të Durrësit, Shefki Keci kërkohej nga Italia

Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri i Portit të Durrësit, Shefki Keci kërkohej nga Italia

23:00, 16/11/2022
A+ Aa A-

Kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci është vënë në pranga nga autoritetet belge, për llogari të drejtësisë italiane. Keci është vënë në pranga tre ditë më parë në Belgjikë, pas një kontrolli nga efektivët belgë. Ai ka rezultuar se ishte shpallur në kërkim nga shteti italian dhe është arrestuar.

Bëhet fjalë për një dosje që daton rreth 15-20 vite më parë, por nuk dihet ende se çfarë vepre penale ka kryer konkretisht Keci. Shefki Keci mbante postin e Kryedispecerit në Portin e Durrësit prej rreth një viti.

Në Begjikë ai kishte udhëtuar për arsye personale dhe kishte marrë leje nga puna. Nga ana e Policisë së Shtetit apo edhe e Portit të Durrësit, nuk ka pasur asnjë sqarim mbi këtë arrestim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco