VIDEO/ Tre të plagosur rëndë në aksin Fushë Krujë - Milot nga përplasja e dy mjeteve

VIDEO/ Tre të plagosur rëndë në aksin Fushë Krujë - Milot nga përplasja e dy mjeteve

08:04, 14/11/2022
A+ Aa A-

Tri persona janë plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë – Milot këtë mëngjes, në afërsi të fshatit Derven. Të tre janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi kur një Fuoristrada Benz me targë AA 363 AM u përplasur me një furgon mallrash me targë AA 670 RP.

Nga përplasja pati të plagosur, që nuk dihet ende në cilin mjet ndodheshin dhe të cilave moshave ishin.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco