FOTO/ Protestë në Bërxullë, ndërhyn FNSH, banorët: Shteti po na vret

FOTO/ Protestë në Bërxullë, ndërhyn FNSH, banorët: Shteti po na vret

10:28, 13/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre.

Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

"Protesta do të zgjasë deri në shpronësimin e drejtë siç ma garanton kushtetuta e Shqipërisë. Ne respektojmë vetëm kushtetutën dhe jo ligjet që Rama miraton për interesat e vet.

Kjo protestë do të zgjasë deri kur kompania Gener 2 do të fillojë punimet në pronat tona, ne nuk do të lejojmë derisa sa të japim jetën tonë këtu.

Nëse shteti do të tentojë të ushtrojë dhunë që të na nxjerri me forcë nga shtëpitë tona ne do tu përgjigjemi me të njëjtën formë." U shprehën qytetarët e Bërxullës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco