Soros-reforma/ 51 viktima nga tërmeti, shpallen të pafajshëm të gjithë

Soros-reforma/ 51 viktima nga tërmeti, shpallen të pafajshëm të gjithë

11:36, 07/11/2022
A+ Aa A-

Tashmë nuk ka asnjë të dënuar me ndonjë ndëshkim të rëndë për tërmetin vrastar të vitit 2019. 51 persona u vranë, qindra të tjera u plagosën dhe mijëra humbën pasuritë kryesore.

Por të gjithë aktorët që dëmtuan pallatet dhe legalizuan ndërhyrjet në ndërtime dolën pa faj.

Sigurisht në bankën e të akuzuarve nuk mbërritën kurrë asnjë drejtues i lartë, në Durrës apo në Tiranë. Kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako nuk patën asnjë faj.

Ndërkohë Soros-reforma mori sot një tjetër goditje në këtë aspekt.

SYRI TV raporton se ka përfunduar gjykimi për të gjithë personat e akuzuar për dosjen e tërmetit në Durrës më 26 nëntor 2019. Pas 3 vitesh jepet pafajësia për ish-zyrtarët e disa nga institucionet kryesore, të cilët fillimisht u akuzuan për shpërdorim detyre.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamuz Gjuzi fitoi pafajësinë, së bashku me Artur Çelën, i cili në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë Durrës.

I pafajshëm është shpallur edhe Artur Terziu, i cili u akuzua për ndërtim të paligjshëm. Terziu ishte pronar i lokalit Barons, i ndërtuar në katin e parë të pallatit që u shemb ditën e tërmetit dhe ku mbetën të vdekur dy banorë të tij.

Në lidhje me personat e tjerë, Skerdi Bello ish-punonjës i ALUIZNI-t, u dënua me shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare së bashku me Alfred Qetka, ndërsa Aldo Dakovelli u dënua me punë në shërbim të komunitetit.

Prokuroria e Durrësit, e cila përfaqësohej nga prokurori Madrid Kullolli, firmosi menjëherë pas tërmetit 17 urdhër-arreste për persona që u cilësuan përgjegjës për shembjen e disa ndërtesave në Durrës, në të cilat humbën jetën 31 persona. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco