Lefter Koka kërkon lirimin/ Shtyhet seanca, mungonin ekspertët

Lefter Koka kërkon lirimin/ Shtyhet seanca, mungonin ekspertët

11:15, 07/11/2022
A+ Aa A-

Seanca për kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për ndryshim mase sigurie, ka dështuar këtë të hënë.

Gjykata e Posaçme shtyu për më datën 11 nëntor, ora 11:30 shqyrtimin e kërkesës për masë më të butë sigurie, lidhur me inceneratorin e Elbasanit, me arsyetimin se Koka është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Shkak i shtyrjes së seancës ishte mungesa e ekspertëve, prezenca e të cilëve ishte kërkuar për të paraqitur përballë togave të zeza të GJKKO-së gjendjen shëndetësore të ish-ministrit.

Kjo është hera e dytë që seanca për masë më të butë shtyhet, ndërsa një javë më parë avokati i tij mbrojtës paralajmëroi fakte të reja. Të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco