Grupet kriminale shqiptare i kushtojnë Britanisë 50 milion paund në vit

Grupet kriminale shqiptare i kushtojnë Britanisë 50 milion paund në vit

11:00, 07/11/2022
A+ Aa A-

Nga Katherine McPhillips, Express

1,336 shqiptarët që janë aktualisht duke vuajtur dënime në burgjet e Anglisë dhe Uellsit iu kushtojnë taksapaguesve britanikë 57 milion paund në vit, sipas një raporti. Tabloidi 'The Sun' shkruan se kostoja mesatare e mbajtjes së një të burgosuri është 42, 670 në vit, sipas Ministrisë së Drejtësisë. Debati për politikat e imigracionit në Britani është rindezur pasi Ministri i Imigracionit Robert Jenrick vuri në dukje numrin e shqiptarëve që kanë mbërritur në Britani gjatë këtij viti.

Ai tha se nga të ardhurit me varka “80 për qind janë individë që vijnë nga Shqipëria”.

Në 2022, ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të shqiptarëve që kalojnë Ngushticën e La Manshit, nga 50 në 2020, 800 në 2021, dhe 12 mijë deri tani për vitin 2022.

Dan O'Mahoney, Komandanti i Kërcënimit nga Klandestinët në La Mansh (Clandestine Channel Threat Commander), thotë: “Rritja ka qenë eksponenciale dhe mendojmë se kjo vjen kryesisht nga fakti se bandat kriminale shqiptare kanë siguruar një bazë të sigurt në veri të Francës”.

O'Mahoney në bisedë me deputetë britanikë për migrantët shqiptarë tha edhe se “pa dyshim ka njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë – por ka edhe një numër të madh që po luajnë qëllimisht me sistemin”.

Të hënën, The Sun shkruante se një bandë e organizuar shqiptare me bazë në Londrën lindore, me emrin Hellbanianz’, ka postuar online dhe ka grumbulluar rreth 10 mijë ndjekës në faqet në median sociale.

Në faqet e tyre shihen fotografi armësh, parash dhe makinash të shtrenjta.

Anëtarë të bandës janë arrestuar më parë, pasi policia ka gjetur drogë me vlerë 6 milion paund gjatë një kontrolli në shtëpi.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) tha se bandat kriminale por rrisin influencën në numra dhe shtoi se: “Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar profil të lartë dhe një shkallë influence brenda krimit të organizuar britanik, dhe kanë akses të konsiderueshëm në tregun e trafikut të drogës në Britani, sidomos të kokainës”.

Zëvendësdrejtorja e NCA, Andrea Wilson, thotë se tregu i drogës ka një tërheqje të veçantë për personat që vijnë në Britani.

“Kemi parë raste trafikimi, raste ku njerëzit kanë qenë të lidhur nga borxhet”, thotë ajo. “Ata punojnë për të shlyer koston e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë viktima të trafikimit, dhe ne e marrim shumë seriozisht skllavërinë moderne”.

Dr. Ilir Gëdeshi, një ekspert migracioni që drejton Qendrën për Studime Shoqërore dhe Ekonomike në Tiranë, deklaron se varfëria dhe jo krimi është shkaku kryesor i vajtjes së shqiptarëve në Britani.

“Të flasësh për pushtim e banda është shumë e gabuar”, thotë ai. “Sikur të mos kishte pasur krizë ekonomike në Greqi e Itali, shumë do të ishin ende duke u drejtuar për atje. E qartë është që në veri është varfëria, mungesa e shpresës, që qëndron pas valës së fundit”.

Muhamed Veliu, gazetar politik shqiptar, i bën thirrje qeverisë britanike të japë më shumë viza, në mënyrë që njerëzit të migrojnë të sigurt.

“Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që arrijnë me varka përfundojnë në botën e krimit. Shumica shkojnë në Britani sepse është një treg i madh që ka nevojë për krah pune në ndërtim. Është niveli i pagave në Britani ai që tërheq shqiptarët”.

Të hënën e kaluar, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman shkaktoi polemika në Tiranë kur iu referua shqiptarëve si kriminelë.

Ajo tha: “Nëse Laburistët do të ishin në pushtet, ata to të lejonin gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin gjithë varkat e vogla të vinin në Britani, do të hapnin kufijtë dhe do të minonin plotësisht besimin e britanikëve në kontrollimin e sovranitetit tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani07/11/2022 13:08

Po por ne 15 vitet e fundit, ish SOCA ose sot NCA konfiskon mesatarisht nga 100 mil pound nga grupet kriminale shqiptare ne UK. Keshtu qe dalin me teper me fitim sesa humbje!

Shto koment

Denonco