Mbajti peng familjen e tij/ Laçi: Nuk i lija të dilnin që të mos infektoheshin

Mbajti peng familjen e tij/ Laçi: Nuk i lija të dilnin që të mos infektoheshin

10:13, 07/11/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist.

Gazetarja e Syri Tv Bleona Sari ka berë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t'i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin", ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi, pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco