Të shtënat në Kamëz, autori qëlloi me armë makinat e parkuara, policia jep detaje

Të shtënat në Kamëz, autori qëlloi me armë makinat e parkuara, policia jep detaje

09:04, 07/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit jep detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku pati të shtëna me armë zjarri.

Në rrugën “Donald Trump”, në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco