Familja e gjeti të pajetë, dyshohet për shkak të drogës/ Kush është 45-vjeçari që i kishte shpëtuar një atentati

Familja e gjeti të pajetë, dyshohet për shkak të drogës/ Kush është 45-vjeçari që i kishte shpëtuar një atentati

08:44, 07/11/2022
A+ Aa A-

Rreth dy muaj pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Kuçovës, 45-vjeçari që ishte në shënjestër gjendet i vdekur në banesë. Kanë qenë familjarët e Admir Bejos, ata që e kanë gjetur trupin e pajetë në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe ky dyshohet të jetë shkaku i vdekjes.

Mjekët e spitalit kanë arritur në konkluzionin se 45-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e trombozës së shkaktuar nga mbidoza, pasi viktima konsumonte lëndë narkotike.

Ka qenë pikërisht përdorimi i drogës ajo që u bë shkak për ngjarjen e ndodhur më 11 shtator, kur Admir Bejo u qëllua me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Fillimisht, ngjarja u mbulua me mister, por disa orë pas plagosjes, Policia identifikoi autorin dhe zbuloi edhe arsyet. Në vendin ku u gjet i plagosur 45-vjeçari, janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 7.62.

Ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorit për arsye hetimore, Policia tha se ai është fqinj me viktimën dhe para ngjarjes ka pasur një konflikt midis tyre për motive të dobëta.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave në rrugën kryesore të lagjes “1 Maji” të Kuçovës, ato që kanë ndihmuar hetuesit të zbardhin ngjarjen dhe për pasojë edhe të identifikojnë autorin. Konflikti është regjistruar në banesën e të dyshuarit për arsye që lidheshin me një borxh për lëndë narkotike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco