‘E fshiu nga Facebook-u’/ Ja si Uka kërcënonte nga qelia të miturën: Lidhemi bashkë ose do të vras...

‘E fshiu nga Facebook-u’/ Ja si Uka kërcënonte nga qelia të miturën: Lidhemi bashkë ose do të vras...

10:34, 22/10/2022
A+ Aa A-

35 vjeçari Besmir Uka, i cili u plagos me thikë në një lokal në Sarandë nga shtetasi Ermir Shabanaj rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Sipas raportimeve në media, Uka u dënua me burg për vrasjen e Edmond Mullait në vitin 2010 jashtë ambienteve të një kazinoje në qytetin bregdetar, pasi i shau dhe ofendoi të dashurën viktimës.

Nga qelitë e burgut, në 2015-ën, ai mësohet se ka kërcënuar me vdekje një vajzë të mitur, në atë kohë 16-vjeçe.

Vajza pretendoi se Besmir Uka i kishte dërguar ftesë në rrjetin social Facebook dhe se ajo e kishte pranuar.

Më pas, ai ka nisur t’i dërgojë mesazhe duke i shprehur pëlqimin dhe i kërkonte të lidheshin bashkë.

Vajza deklaroi në dëshminë e saj se fillimisht Uka nuk i ka treguar se ndodhej në burg dhe në momentin që e ka marrë vesh këtë fakt, i ka thënë se nuk mund të vazhdonin të flisnin më bashkë.

Ai ka nisur ta kërcënojë dhe e mitura e kishte fshirë nga lista e saj e miqve të Facebook.

Por pas këtij veprimi, kërcënimet e 27- vjeçarit janë bërë edhe më të ashpra, duke i thënë se do ta vriste.

Policia mori në cilësinë e provës materiale të gjitha mesazhet që i dënuari i dërgonte në Facebook vajzës së mitur dhe nisi procedimi penal ndaj tij për kanosje.

Pasi ka dalë nga burgu Besmir Uka është akuzuar edhe për vepra të tjera penale. Në vitin 2018, ai është akuzuar për “grabitje me dhunë në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco