Vrasja në Fushë Krujë/ Indrit Ndoj u gjet në kanal nga familjarët e tij

Vrasja në Fushë Krujë/ Indrit Ndoj u gjet në kanal nga familjarët e tij

09:23, 21/10/2022
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. 34-vjeçari është identifikuar si Indrit Ndoj dhe kishte në këmbë një plagë me armë zjarri.

Ndoj është gjetur këtë mëngjes nga familjarët e tij në një kanal të zonës, në lagjen “Bakishe Visha”.

Familjarët e gjetën të vdekur rastësisht, pasi kishin dalë për të shkuar në punë dhe kanë gjetur 34-vjeçarin.

Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte, por ende mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco