VIDEO – SYRI TV/ Lulash Vali i humbur prej datës 4 tetor, vëllai i 50 - vjeçarit apelon për ndihmë

13:08, 11/10/2022
A+ Aa A-

Familjarët e Lulash Valit, i cili rezulton i humbur prej 7 ditësh, apelojnë për ndihmë për gjetjen e të afërmit të tyre. 50-vjeçari ka humbur në zonën e Thethit, por deri më tani, sipas të vëllait, strukturat shtetërore nuk janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e tij.

Syri tv

Ky është 50-vjeçari Lulash Vali, babai i 2 fëmijëve nga fshati Theth, i cili prej datës 4 tetor rezulton i zhdukur pa gjurmë. Dyshohet se 50-vjeçari ka humbur në zonën malore të Thethi, ndërkohë që vëllai i tij Mark Vali tregon se deri më tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat.

Mark Vali thotë se kërkimet e policisë deri më tani kanë qenë të pakta, ndërsa apelon për më shumë angazhim shtetëror për gjetjen e vëllait të tij.

50-vjeçari i zhdukur nuk ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa sipas të vëllait, i vetmi problem që ai ka është shikimi. /Gaz.  F.Maka. Op. E.Hajdari. Red. J.Hoxhaj. Mont. T.Foto/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco