EMRAT+VIDEO/ Ja kush janë 3 të plagosurit në Vlorë, ngjarja në ...

EMRAT+VIDEO/ Ja kush janë 3 të plagosurit në Vlorë, ngjarja në ...

21:06, 06/10/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në një berberhane.

Të plagosurit janë identifikuar si Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko, 35 vjeç dhe Mexhip Arapi, 40 vjeç.

Autori dyshohet se është Nexhip Hyskaj, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Policia e ka ndaluar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco