Vëzhgimi i SYRI TV/ Sistemi jashtë funksionit, gjobat e automjeteve do paguhen me kamatë

16:52, 05/10/2022
A+ Aa A-

Barra fiskale për qytetarët shqiptarë sa vjen e rëndohet. Përveç faturave të fryra të çmimeve të shportës, një barrë tjetër është kamatëvonesa për gjobat e automjeteve. Prej më më shumë se një muaj sistemi i pagesës së gjobave është jashtë funksionit, ndërsa policia e shtetit heziton të japë informacion rreth kësaj problematike.

Drejtuesit e mjeteve të cilët janë ndëshkuar së fundmi me gjoba, e kanë të pamundur t'i paguajnë pasi sistemi prej rreth 1 muaji është jashtë funksionit. Pas një vëzhgimi nga Syri Tv rezulton se në kryeqytet janë 2 posta ku pagesa bëhët manualisht nëpërmjet rregjistrave edhe me kamatvonesa.

Përveç problemeve të shumta që kanë sjellë në portalet shtetërore, hakerat duket se kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe sistemin e gjobave të policisë rrugore. Prej javësh ky system është bllokuar, ndërsa qytetarët të cilët janë ndëshkuar për kundërvajtje të kodit rrugor, gjobat për automjetet e tyre do t'i paguajnë me kamatëvonesë. Pikat e autorizuara që më herët kishin akses për të shlyer detyrimet, tashmë janë jashtë funksionit.

Aktualisht për gjobat e policisë rrugore, qytetarët si mundësi të vetme kanë shlyerjen pranë pikës së postës që ndodhet tek komisariati i rrugores në zonën e ish-kinostudios.

Për problematiken e hasur nga qytetarët, Syri TV u interesua tek komisaritati i policisë rrugore por dhe në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit. Drejtues të këtyre institucioneve nuk pranuan të flasin dhe të japin sqarime rreth kësaj problematike duke lënë në terr informativ qindra qytetarë që tashmë u ka kaluar koha e pagesës së gjobave dhe që tashmë janë të ngarkuar edhe me kamatëvonesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco