Polici i burgjeve porositi vrasjen e personave që e kishin dhunuar?

Polici i burgjeve porositi vrasjen e personave që e kishin dhunuar?

11:48, 05/10/2022
A+ Aa A-

Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve. Sipas deklarimeve të tij, dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumente në Greqi. Nga ana tjetër, burimet e policisë pohojnë se nga hetimet e deritanishme rezulton që efektivi i burgjeve dhe dy objektivët e atentatit kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Pavarësisht se ka mohuar kategorikisht akuzat dhe deklarimet e vëllezërve Beqiraj për policin e burgjeve Flamur Bejko, hetuesit kanë dyshime të forta se ai është i përfshirë në grupin kriminal në rolin e ndërmjetësit. Ka dyshime se 52-vjeçari të jetë udhëzuar nga ndonjë i dënuar për të kontaktuar me vëllezërit Beqiraj që të ekzekutonin shtetasit S.Z dhe I.H.

Shënjestra ishin dy të dënuar për trafik droge, që ishin izoluar në burgun e Durrësit ku punonte Bejko. Pikërisht këtu ka nisur edhe konflikti. Referuar të dhënave nga dosja hetimore, polici i burgjeve i ka futur në disa raste drogë shtetasve S.Z., dhe I. H., për konsumim.

Dy të dënuarit nuk e kanë paguar për punën gardianin. Ky i fundit u ka kërkuar atyre paratë kur ata janë liruar, por sërish ata jo vetëm që nuk e kanë paguar, por edhe e kanë dhunuar fizikisht Flamur Bejkon.

Për këtë ai ka kërkuar hakmarrjen duke pajtuar dy vëllezërit për t’i ekzekutuar këta persona, duke u dhënë paradhënie atyre 3500 euro. Sipas policisë vëllezërit atentatin e dyfishtë do e kryenin me tritol. Në banesën e tyre policia ka gjetur e sekuestruar 4 kg tritol si dhe një armë zjarri automatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco