Tërhiqet Godolja, Gjykata pushon çështjen ndaj gazetarit Polisi

Tërhiqet Godolja, Gjykata pushon çështjen ndaj gazetarit Polisi

14:10, 04/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, pushoi çështjen ndaj gazetarit Rexhep Polisi pas padisë së bërë nga Jonila Kasem Godolja. Gjyqtari Artan Gjermeni pushoi çështjen pasi paditësja Jonila Godolja dhe avokatja e saj nuk u paraqitën në seancën gjyqësore, çka do të thotë se ato ishin tërhequr. 

Seanca gjyqësore ishte njoftuar për në orën 12:00, por ndërsa Polisi dhe avokatja e tij, Adriana Kalaja u paraqitën, pala akuzuese, Jonila Godolja dhe avokatja e saj nuk u paraqitën. Në seancën gjyqësore ishte i pranishëm edhe prokurori i çështjes. 

Jonila Godolja e kishte paditur gazetarin Rexhep Polisi për “shpifje” për shkrimin e tij, “Cili është misioni i Godoles në PD”. 

Postimi i gazetarit Polisi në Facebook

Tërhiqet Godolja, Gjykata pushon çështjen ndaj meje

Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, pushoi çështjen ndaj meje pas padisë së bërë nga Jonila Kasem Godolja. Gjyqtari Artan Gjermeni pushoi çështjen pasi paditësja Jonila Godolja dhe avokatja e saj nuk u paraqitën në seancën gjyqësore, çka do të thotë se ato ishin tërhequr. Seanca gjyqësore ishte njoftuar për në orën 12:00, por ndërsa unë dhe avokatja ime, Adriana Kalaja u paraqitëm, pala akuzuese, Jonila Godolja dhe avokatja e saj nuk u paraqitën. Në seancën gjyqësore ishte i pranishëm edhe prokurori i çështjes. 
Jonila Godolja më kishte paditur për “shpifje” për shkrimin, “Cili është misioni i Godoles në PD”. Shkrimi im sihte një opinion dhe si i tillë nuk mund të dënohet një gazetar pse shpreh opinionet e tij në media. Mesa duket Godolja u bind se ndaj saj nuk kishte shpifje dhe u detyrua të tërhiqet.
Në fakt, Godolja në ndërgjegjen e saj ishte e bindur se nuk kishte shpifje, por e bëri padinë pas rekomandimt të zyrtarit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, i cil në debat publik në faqen e tij në Facebook me ndjekësit e tij, shkruante ndër të tjera se, “i rekomandova Jonilës kallzimin penal...”. Godolja u tërhoq, por a do të tërhiqet Dervishi?, kjo mbetet për t’u parë. 

Për respekt të ndjekësve të mi po e publikoj shkrimin për të cilin më paditi Godolja

Cili është misioni i Godoles në PD?

Nga Rexhep POLISI

Jonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se, nuk është anëtare e Partisë Demokratike dhe as nuk do të bëhet ndonjëherë anëtare e kësaj Partie. Ndërkohë Jonila Godole është Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD si dhe anëtare e kryesisë së kësaj Partie e emëruar nga Basha. Të gjithë e dinin se Godiolja nuk kishte asnjë lidhje me ish-të përndjekurit politikë dhe me Partinë Demokratike, por ajo kishte penetruar në PD për një mison, siç deklaroi mbrëmë.

Po cili është misioni i Jonila Godoles në PD?

Është fare e kuptueshme se Godole është futur në PD me orientim të Soros dhe misioni i saj është dobësimi dhe shkatërrimi i Partisë Demokratike. Që ditën e parë që u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, Godole doli me një deklaratë publike duke kërkuar largimin e liderit historik, Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Godole jo vetëm që jep udhëzime se kush duhet të të largohet nga PD, por edhe bën lista se kush duhet të futet në PD. Me idetë e saj komuniste, janë futur në kupolën e PD njerëz pa kontribute dhe me bindje të majta vetëm e vetëm që ta kenë nën kontroll Partinë Demokratike dhe ta kthejnë atë në një shtojcë të “Rilindjes”.

Jonila Godole u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, por edhe pse mban këtë funksion ajo e ka shfaqur hapur alergjinë që ka për për ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë. Kjo shtresë e përvuajtur dhe masakruar nga diktatura e ka shprehur hapur se nuk e gjen veten te Godolja dhe ata që e rrethojnë Godolen. Asnjë nga kjo shtresë nuk i afrohet Godoles dhe të gjithë kanë alergji prej saj!

Godole nuk ka bërë asnjë aktivitet për të ish-të përndjekurit politikë dhe as ka për të bërë ndonjëherë se qëllimi saj nuk është bashkimi i të djathtës dhe shtresës së të persekutarve nga diktatura, por përçarja dhe përbuzja ndaj tyre.

Jonila Godole nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ajo vjen nga një familje komuniste që ka goditur atë shtresë që gjoja ajo “përfaqëson” në Partinë Demokratike. Babai i saj ka qënë oficer kufiri në Sarandë në kohën e diktaturës. Dihet se oficerët në pikat kufitare përzgjidheshin nga regjimi, ata ishin njerëzit më të zellshëm dhe më të besuarit e partisë-shtet që t’i shërbenin diktaturës.

Godolja që në moshën 17 vjeçare, siç deklaroi vetë mbrëmë në “Opinion”, ka nisur punën si gazetare dhe i ka shërbyer me devotshmëri Partisë Socialiste dhe luftës të pakursyer kundër PD dhe liderit historik Sali Berisha.

Tani Godole flet edhe për të ardhmen e PD(?!) Por Godolja para se të flasë për të ardhmen e PD duhet të flasë për të shkuarën e saj dhe të kërkojë falje për nxitjen e revolucionit komunist në vitin ’97 me shkrimet e saj kriminale!

Një nga shkaqet që demokratet sot urrejnë Bashën është edhe Godole sepse u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me të persekutuarit sepse rrjedh nga nje familje komuniste dhe i ka shërbyer dhe i shërben PS-së.

Godolja u emërua edhe anëtare e kryesisë së PD ndonese nuk është anëtare e PD dhe nuk ka votuar asnjë herë për PD. Si mund të reformohet PD me komunistë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco