Shpallet në kërkim ‘Rrumi i Shijakut’, i përfshirë në rrëmbimin e dy vëllezërve

Shpallet në kërkim ‘Rrumi i Shijakut’, i përfshirë në rrëmbimin e dy vëllezërve

13:49, 04/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për operacionin “Porositësi”, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë.

Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.

Personat e shpallur në kërkim:

A.B 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco