Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Hakerët publikojnë edhe listën e personave të dyshuar për krime

Hakerët publikojnë edhe listën e personave të dyshuar për krime

09:49, 03/10/2022
A+ Aa A-

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco