Bilanci i COVID/ 48 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, shërohen 51 të tjerë

Bilanci i COVID/ 48 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, shërohen 51 të tjerë

17:35, 30/09/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus nga 670 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 51 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 506 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Statistika (30 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                48
Të shëruar në 24 orë             51
Të shtruar në spitale             4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     670

Testime totale                   1,981,596
Raste pozitive                      331,075
Raste të shëruara                  326,980
Raste Aktive                             506
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    254
Elbasan                   44
Fier                           44
Vlorë                         36
Durrës                     23
Gjirokastër                23

Dibër                           22
Lezhë                        21
Shkodër                 13
Berat                           10
Korçë                         10
Kukës                          6

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco