Ditë e re zakon i vjetër, Tirana nën pushtetin e trafikut

09:45, 12/09/2022
A+ Aa A-

Ditë e re zakon i vjetër, Tirana është e ka nisur ditën në stresin e trafikut ku akset më të mëdha hyrëse janë të bllokuara.

Sot ka nisur dhe viti i ri shkollor për nxënësit e mesa duket qeveria nuk është kujtuar të marrë masat për të përballuar këtë ditë konfuze për qytetarët. Pjesa më e madhe shpejtojnë që të dërgojnë fëmijë në shkolla dhe çerdhe, por edhe të kapin orarin e punës.

Në rrjetet sociale qytetarët publikuan dhe rekordin e lëvizjes në trafik, 4 kilometra për 1 orë që me çmimin e naftës që të arrijnë në punë të shpenzojnë të gjithë fitimin e ditës pwr karburant.

Rrumpalla në këtë qytet është bërë normë e si pasojë as nxënësit sot nuk e mbërritën orarin e shkollës dhe as prindërit punën, vetëm qeveritarët të cilët të shoqëruar me eskorta u kujdesën për makiazhin e propagandës me foto në shkollat e vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco