Policia e Kosovës, operacion të madh kërkimi, me qen dhe mjete malore, për gjetjen e 26-vjeçarit kuksian

Policia e Kosovës, operacion të madh kërkimi, me qen dhe mjete malore, për gjetjen e 26-vjeçarit kuksian

11:01, 09/09/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka nisur një operacion të madh për gjetjen e 26-vjeçarit  Admir Adili nga fshati Borje i Kukësit, i cili ka humbur pa gjurmë që nga data 4 shtator.

Policia e Kosovës njoftoi sot ka nisur një operacion të madh kërkimi-shpëtimi.:

“Më datë 4 shtator 2022 në orët e vona të mbrëmjes, nga familjarët është raportuar një person i zhdukur, - thuhej në njoftim. - Personi, Admir Adili, rreth 26 vjeç nga fshati Borje i Shqipërisë, më datë 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, komuna e Dragashit për të mbledhur boronica, por kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka, ai nuk është kthyer.

Që nga momenti i raportimit të personit si i zhdukur, Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më datat 5, 6 dhe 7 shtator operacioni është zgjeruar. Në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë edhe FSK, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë.

Drejtori Rajonal i Policisë së Prizrenit, Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dalë vetë në vendngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim.

Nga drejtoritë rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë si dhe hetuesit rajonalë për ta marrë rastin në kompetencë.

Përveç personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-jaka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malore.

Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.

Kryetari i komunës Dragash është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe komuna do të angazhohet dhe të mbështesë këtë operacion.”/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco