Do vriste gruan, plagosi edhe fqinjin/ Ja akuzat e ngritura ndaj 55-vjeçar it në Elbasan

Do vriste gruan, plagosi edhe fqinjin/ Ja akuzat e ngritura ndaj 55-vjeçar it në Elbasan

10:28, 09/09/2022
A+ Aa A-

Një grua nga Elbasani i shpëtoi vdekjes nga goditjet me thikë të bashkëshortit të saj falë ndërhyrjes së një fqinji të tyre, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Policia e Elbasanit bëri me dije këtë të premte se ka ngritur dy akuza ndaj autorit të arrestuar, shtetasit Elmas Kaliaj.

Mësohet se 55 vjeçari, sulmoi me thikë bashkëshorten e tij 50-vjeçare, Shkëlqime Kaliaj.

Ndërsa tentonte të vriste gruan e tij, një fqinj 64-vjeçar i identifikuar si Enver Sula, ka ndërhyrë duke parandaluar konfliktin e mëtejshëm të çiftit, por ka mbetur edhe ai gjithashtu i plagosur.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, pas një konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S. që ka ndërhyrë për të ndaluar 55-vjeçarin, ju bëjmë me dije se:

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasja me dashje”, të mbetura në tentativë”, bën me dije policia e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco