Makina përplas 2 këmbësorët, humb jetën 65-vjeçari shqiptar në Itali

Makina përplas 2 këmbësorët, humb jetën 65-vjeçari shqiptar në Itali

17:18, 01/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pasditen e djeshme në Itali, i mori jetën një 65-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në Corridoni në Fierencë, zona Careggi, ku një makinë përplasi dy këmbësorë teksa ishin duke ecur në trotuar.  Si pasojë e aksidentit, mbetën të lënduar dy këmbësorët, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 29-vjeçar të cilët mbetën të bllokuar brenda në makinë morën plagë të lehta.

Kanë qenë punonjësit e zjarrëfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e dy personave të bllokuar në makinë. Më pas të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Për shkak të plagëve të rënda shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa babë e bir janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë italiane shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco