Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Vrasje e paralajmëruar/ Muskurti i kërcënoi me armë, policia nuk reagoi

Vrasje e paralajmëruar/ Muskurti i kërcënoi me armë, policia nuk reagoi

11:28, 01/09/2022
A+ Aa A-

Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti, jashtë kamerave, e kanë konsideruar vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar dhe kanë akuzuar se ajo nuk është parandaluar nga policia.

Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes, autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armën, të cilën e kishte me leje, kunatën Nora Muskurti.

Pasi ka dalë nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit.

Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit. Po ashtu familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë, raporton ABC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco