Avokati i Arsen Muskurtit përgënjeshtron Çuçin: Pas krimit, ai është vetë-dorëzuar në polici

Avokati i Arsen Muskurtit përgënjeshtron Çuçin: Pas krimit, ai është vetë-dorëzuar në polici

10:29, 01/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata ka lënë në burg Arsen Muskurtin, që dy ditë më parë vrau vëllain dhe kunatën e tij, pas konflikteve të vazhdueshme që kanë pasur me njëri tjetrin.

Menjëherë pas vendimit, avokati i Arsen Muskurtit në një deklaratë për mediat përgënjeshtroi ministrin Bledi Çuçi i cili ditën e ngjarjes pasi mori vesh që u prangos autori i krimit, menjëherë nuk nguroi të lavdërojë policinë. Avokati tha se klienti i tij u vetë-dorëzua në polici, një deklaratë që bie në kontraditë me ministrin Çuçi i cili pas ngjarjes deklaronte se autori i krimit u arrestua në kohë rekord.

Avokati: Është dorëzuar vetë, kam parë shumë trillime nga mediat, më ka dërguar mua personalisht që ta dorëzoj, kemi shkuar vetë në ambientet e komisariatit që ta bëjmë dorëzimin. Ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Merrte dhe mjekime. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe ndjerës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë. Kallëzimet janë sekret hetimor, nuk mund t’i nxjerrim. Por nuk është arratisur, jua bëj me dije. Që në vitin 2018, ka pasur probleme e merrte mjekime. Armën e ka pasur me leje dhe kemi paraqitur çdo lloj dokumentacioni të nevojshëm.

Mësohet se avokati ka kërkuar të kryhet akt ekspertimi mendor për klientin e tij, pasi në vitin 2018 Arsen Muskurti ka marrë mjekime për shkak të gjendje së tij mendore. Konflikti i vazhdueshëm për pronën, por edhe ardhja e një fletë thirrjeje nga gjykata, sipas prokurorisë duket se janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë në zonën e “Myslym Shyrit”, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën, Alban dhe Nora Muskurti.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco