Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Vrasja/ Nëna nuk u dha dot lamtumirën e fundit djalit dhe nuses

Vrasja/ Nëna nuk u dha dot lamtumirën e fundit djalit dhe nuses

10:13, 01/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg’ për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllanë dhe kunatën e tij dy ditë më parë.

Ndërkohë dje, rreth 24 orë pas vrasjes, iu dha edhe lamtumira e fundit dy viktimave, Alban dhe Nora Muskurtit.

Ajo që e thellon edhe më tej historinë e rëndë të konfliktit mes dy vëllezërish është fakti se ditën e djeshme, familja e vrasësit nuk ka mundur të shkojë t’u japë lamtumirën viktimave të Arsenit, madje as e ëma, e cila jetonte me Arsenin.

Sipas të dhënave ka qenë frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga ana e njerëzve që janë gjendur në shtëpinë e viktimave për përcjelljen e fundit, kryesisht familjarë dhe të afërm të Norës të ardhur nga zonat e Krujës.

Po ndërkohë dhimbja kishte pushtuar rrugën ‘5 Maji’ ky banon familja Muskurti, Arseni ka dhënë edhe shpjegimet e para në lidhje me ngjarjen, sherret, shkaqet dhe deri te nisja e zënkës mes dy vëllezërish, që përfundoi në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Ai nuk ka shprehur pendesë para grupit hetimor, edhe pse sipas burimeve për gjatë gjithë kohës ka qenë nervoz dhe i paqëndrueshëm në dhënien e dëshmisë. Policia ka marrë dhe rimarrë disa herë dëshmi prej tij që nga momenti i arrestimit dhe pavarësisht se ai nuk ka shprehur pendesë, saktësohet se ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco