Vrau vëllanë e kunatën/ Burg për Muskurtin: Kam bërë shtatë kallëzime

10:03, 01/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata ka lënë në burg Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së dyfishtë në Tiranë. Muskurti qëlloi për vdekje vëllanë dhe kunatën, Alban dhe Nora Muskurti, pas një sherri të nisur prej vitesh për çështje pronash.

Autori deklaroi përpara gjykatës se kishte bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën.

“Armën e kam pasur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes,” tha ai. “Ata më shantazhonin dhe për këtë arsye kërkova mbrojtje”.

Avokati i Muskurtit kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt-ekspertizë për gjendjen e tij psikike.

Muskurti nuk ka shprehur pendesë para grupit hetimor, edhe pse sipas burimeve për gjatë gjithë kohës ka qenë nervoz dhe i paqëndrueshëm në dhënien e dëshmisë. Policia ka marrë dhe rimarrë disa herë dëshmi prej tij që nga momenti i arrestimit dhe pavarësisht se ai nuk ka shprehur pendesë saktësohet se ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Ai mësohet t’i ketë thënë Policisë se ata e kishin denigruar figurën e tij në mënyrë publike, e kishin akuzuar për një mori aktesh, të cilat ai nuk i ka kryer, derisa, sipas tij, i kanë ndërhyrë edhe te jeta e tij private, që kishte të bënte me martesat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco