Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit nga Laçi dhe pronari që i punësoi

Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit nga Laçi dhe pronari që i punësoi

09:20, 18/08/2022
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë Sarandë ka publikuar pamjet e arrestimit të dy autorëve të vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia dje në Sarandë si edhe të bashkëpunëtorit të tyre, pronarit të hotelit ku qenë punësuar si kamarierë.

Komisariati dha detajet e operacionit për kapjen e tyre për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë. “Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

Xhanelo Tarja, 24 vjeç dhe Xhoi Tarja 18 vjeç, vëllezër, të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Lefter Talo", në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me thikë, shtetasin K.B, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.”

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco