VIDEO/ Vritet me thikë një person në Sarandë, autori në kërkim

19:05, 17/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka trondituar Sarandën pasditen e kësaj të mërkure. Një person është vrarë me thikë pas një konflikti çasti.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet si dhe janë vënë në kërkim të autorit.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco