VIDEO-SYRI TV/ Sindikata e Burgjeve në protestë, Macaj: Mund të bojkotohet shërbimi në burgje

11:17, 17/08/2022
A+ Aa A-

Sindikata e Punonjësve tyë Policisë së Burgjeve ka protestuar këtë të mërkurë para zyrave të diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo ka kujtuar premtimin sipas saj të pambajtur të Ministrit të Drejtësisë për rritjen e pagave deri në korrik të këtij viti. Kreu i Sindikatës, paralajmëroi vonesa në marrjen e detyrës të punonjësve të burgjeve, nëse kërkesat e tyre për përmirësim të kushteve të punës nuk do të plotësohen.

Nga SYRI TV

Sindikata e burgjeve ka protestuar këtë të mërkurë para zyrave të parfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, për të kërkuar kushte më të mira pune.

Ata kërkojnë pagesë të ditëve të fundjavës, transport të siguruar, uniforma etj.

Kryetari i sindikatës Valentin Macaj ngre pikëpyetjen se çfarë ka ndodhur me paratë e tenderit të uniformave, i cili është miratuar që në vitin 2018, ndërkohë që uniformat blihen nga vetë policët. 

Macaj bëri të ditur se në ditët e ardhshme, bashkë me sindikatat partnere europiane, do t’i ngrenë shqetësimet e tyre në Bruksel. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që punonjësit e burgjeve të mos paraqiten në shërbim në turnet përkatëse.

Edhe disa punonjës apo ish-punonjës të sistemit penitenciar, paraqitën shqetësimet dhe kërkesat e tyre, në lidhje me kushtet e vështira të punës.

Disa muaj më parë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja premtoi në Kuvend, rritjen e pagave për punonjësit e këtij sistemi, që sipas sindikatës, pavarësisht se afati ishte 1 korriku i këtij viti, asgjë nuk ka ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco