FOTO/ Pashallarët e Policisë! Kush janë ata që kanë marrë me ‘tapi’ postin e drejtorit

FOTO/ Pashallarët e Policisë! Kush janë ata që kanë marrë me ‘tapi’ postin e drejtorit

10:12, 01/04/2017
A+ Aa A-

Me të ardhur në pushtet dhe në detyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri vendosi që të rikthejë në polici, disa prej drejtuesve të saj, para vitit 2005. Shumë prej tyre ishin larguar dhe kur PS fitoi zgjedhjet, u kthyen në polici për të marrë atë që u takonte, për fushatën që kishin bërë.

Të kthyerit rishtas në Policinë e Shtetit do të merrnin të gjithë poste të larta dhe nuk do të lëviznim më prej tyre. Rasti më i veçantë është ai i kreut të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj, i cili ka marrë detyrën në 9 tetor 2013 dhe nuk ka lëvizur më nga ky post.

Partia Demokratike e akuzon për të lidhur me krimin dhe me kanabisin, por ai sërish nuk është shkarkuar. Akuza kanë ardhur edhe nga LSI, nga ministri Lefter Koka që e ka akuzuar me emër atë si të lidhur me kanabisin, por sërish nuk është larguar.

Në fakt sot nuk është më ministër, Saimir Tahiri, por askush nuk i prek drejtorët e policive që në fakt janë kthyer në ‘pashallarë’ të qarqeve ku janë.  

Nisur nga eksperiencat e mëparshme, drejtorët e policive lëvizeshin pikërisht për të mos krijuar një habitat të tillë dhe për të ndryshuar ambient, ndërsa në 4 vitet e qeverisjes së PS-së ata maksimumi kanë lëvizur nga njëra drejtori në tjetrën dhe jo shumë larg, por tek ato fqinje.

Më poshtë keni edhe drejtorët e të gjithë qarqeve dhe detyrat e tyre:

Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë - Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës - 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit  të policisë së qytetit bregdetar.

Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës - 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.

Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës - Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës - Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.

Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës - Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit - Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit - Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.

Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit - Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit – Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shytetit.

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.

Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. – Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013.

    Drejtoritë e Policisë së Kufirit

    Kastriot Skënderi, Drejtor i Kufirit të Policisë Tiranë - Në 26 gusht 2015 nga Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, vjen në postin që mban ende dhe sot.

    Besmir Qebini, Drejtor i Kufirit të Policisë së Vlorës - Në 30 janar 2017 Saimir Tahiri e emëron në detyrën që ka dhe sot. Nga janari 2016, ai mbante postin e zv/drejtorit të Doganave. Në 22 gusht 2014 bëhet shef i Policisë rrugore në Tiranë.

    Boge Bodini, Drejtor i Kufirit të Policisë së Durrësit - Një emër jo shumë i njohur, do të emërohej në këtë post që prej tetorit 2013.

    Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit të policisë së Shkodrës - Në 8 shkurt 2016 do emërohej në detyrën që mban dhe sot. Vjen nga Gjirokastra ku edhe atje ishte drejtor kufiri

    Arjan Feri, Drejtor i Kufirit të Policisë së Gjirokastrës - Në 8 shkurt 2016 emërohet aty ku ndodhet dhe sot. Më parë ishte në Policinë e Shtetit, për burimet njerëzore.

    Gëzim Zhupa, Drejtori i Kufiri të Policisë së Korçës - Do të marrë këtë post në 30 janar 2017, pasi ishte emëruar që në shkurt 2014 në Vlorë, në të njëjtën drejtori.

    Afrim Tafa, Drejtor i Kufirit të Qarkut Kukës - Në datën 14 qershor 2016 do të lejë detyrën e drejtorit të Policisë Berat, për të marrë detyrën e kryepolicit kufitar të Kukësit.

    Përgatiti SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    bulqizaku01/06/2017 20:39

    Demir tasha asht nji nga ato emra qe duhet tishte ktu. Ka luftue krimin per vite mee radhe ne zonat e dibres. Asht nji person I nershem qe krimi nuk e bleu dot as me pare as me presion jo kto drejtora si jan ktu kret tlidhun me krimin

    Cimi26/04/2017 15:59

    Kur bohet edhe Aranit Arapi drejtor nga ky vend duhet me hik naten!!

    00702/04/2017 14:54

    nje nga keta pashallaret eshte edhe Arben Baro.

    Protesta02/04/2017 13:44

    Hodaj dhe familia e tij te tere leket i kane bere me droge le te thote shkakun e moskthimit dhe jeteses jashte te kusherive te tij me te ri moter e vlla te thote friken e larjes se hesapeve nga e cila keta tere jeten e kane kaluar jashte le ti shpjegoj hodaj parate e tija dhe kusherinjve te afert

    labi02/04/2017 12:45

    duhen perjashtuar te gjithe ata drejtor policie...jane te inkriminuar me drogen..shto dhe drejtuesit e policise ne qender pa perjashtim

    I Paftuari01/04/2017 13:31

    Si mund te jeni ndryshe nga te tjeret, do beni dhe ju opozite, pse si jepni komentetet, apo duhet me mbajt linjat dhe Ju. Turp.

    Ushtari01/04/2017 13:16

    Ke dhe ate komandantin e reneas Sokol Poçari e vuri ne detyren Saje qorri me Didin. Ordiner dhe pijanec eshte.

    Goni01/04/2017 12:57

    Keni filluar sulmin ne bllok ndaj policise . Kjo policia qe kishte qendrim perfekt ne zgjedhjet e 2015 dhe ne ato te Dibres qe u perseriten. Po PD juaj eshte mesuar te perdori policine , ndaj nuk eshte komode me policine e socialisteve. Por Ed Rama ta harroje se ne se votojme me nese ju leshon me pe, sic ju leshoi pe me ministrin. Nuk eshte pare as degjuar te besh pis figura te oficereve te larte te policise , vetem se pronaret tuaj o Syri duan pushtetin ne tavoline. O shpirthelmatisur nga diktatori Berisha, si helmoni dot me shqiptaret me propaganden tyaj te stilit komunist, eshte 2017 dhe shumica e shqiptareve jane zgjuar...

    majko01/04/2017 12:50

    Te gjithe keta drejtore policie (pa perjashtim ) jane te lidhur me drogen edhe krimin e organizuar. Kushedi sa milona euro kane vene vetem me drogen e lejuar qe te mbillet dhe korret

    Ana01/04/2017 12:49

    Mos disinformoni publikun sic e keni zakon, i keni gabim datat e emerimit te drejtoreve. Njeren di une te sakte dhe e kuptoj qe genjeni per te gjitha.

    Hakiu01/04/2017 12:49

    Alfred Qepes ce eshte drejtor i policise ne Elbasan i qihet gruaja...

    shumica01/04/2017 12:18

    shumica e ketyre kane qene ne polici dhe mos ja fusni kot. Araniti, Jaeldi, Ervini, Perlat Vatoci, Fatmiri, Albani Alfredi dhe Ermali = 9 drejtore qarqesh kane qene ne polici qe ne kohen e PD-se. Vetem 4drejtor qarqesh jane te riveshur, madje Ajet zyberi vetem 2 muaj para zgjedhjeve te 2013-s eshte larguar per tu kthyer pas 3 muajsh. E di qe nuk do e botoni kete koment, sepse nuk juleverdis e verteta

    I Paftuari01/04/2017 12:12

    Pershendetje Syri, na vjen keq qe po lini jashte dore analizen ne polici, ose me sakte ca po ndodh aty, duke u mjaftuar vetem me levizjen e Tahirit. Rasti Tahiri tregoi dhe njehere qe Policia e shtetit vuan nga nenshtrimi ndaj politikes, deri ne legenosje. Ai iku dhe mund te perdoret tamam shprehja, veni, vidi, viçi, por iku si te tere, nje dite do te ikte. Por fakti qendron cfare do te behet me policine, cfare po ndodh brenda saj, ky Minister do te kete fuqi te godasi deri ne detaje korrupsionin, implikimin, krahinizmin dhe nepotizmin ne polici apo jo, dhe po vendosi a e ben dot i vetem, qe gjasat jane te ngelet ne nivelin me tha te thashe, plus faktin qe deri diku familjaret e tij hane te implikuar direkt ne tafikun e drogerave te forta dhe hashashit, me bekimin e Drejtoreve te lartpermendur. Trajtimi i problemit ne polici eshte shume i thjeshte, por qe perpiqet te anashkalohet me dinakeri, dhe normalisht duke u mbeshtetur dhe nga mediat . Problemet dhe emerimet ne polici lindin dhe trajtohen ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, jo ne zyrat e ministrise . Pra kemi nje fuksion qe quhet Drejtori Prrgjithshem i Policise se Shtetit, i cili ka gjithe tagrin per te bere polikat e Drejorise se Pergjithshme, emerim, shkarkim, parandalim te canabis sativa, zbulim te ngjarjeve kriminale. Jane vetem drejtoret epergjthshem qe propozihen nga ky dhe emeron ministri, te drejten mbi Drejtoret e Policise ne Qarqe dhe kufirit e emigracionit, e ka dhe e ka patur Drejtori i pergjithshem i Policise. Tani si ndodhi, cfare ndodhi, kush e tha, kush e la, kush se pa, kush smori, kush mori, kush vendoste, si vendoste, jane gjera qe dihen, por dhe varianti e ka bere Memeti me koken e vet, nuk shkon. Zoterise qe u emerua Minister, i bej me dije se eshte fut ne nje zone qe as vete se di, si do ta hedh vallen, psh: do te largoje keta drejtore, per faktet qe permendem, moren dhe e lane kanabis sativa ne permasa te lemerishme, implikuan veten, zv drejtorat, shefat e sektoreve, shefat e komisariateve, puntorwt e policise, patrullat qe shoqeronin apo konstatonin dhe largoheshin pa bere as nje veprim, i bie qe tere ky rresht te rrezohet dhe te kaloje per ndjekje penale deri ne lirim nga policia e shtetit. (eshte fakt, ka ndodhur). Do te emeroje Drejtoret qe jane ne drejtorine pergjithshme qe pothuajse jane te tere ata qe u rikthyen mbas tete vjetesh, kane prure kosheren me vete, se bleta sdihet ku eshte, keta jane drejtoret qe kishin akses mbi kontrollin, monitorinin ne qarqe, por heshten dhe mbollen dhe keta sipas mundesive, keta jane ata qe flaku ish ministri socialist igli toska per shkelje te renda. ( eshte fakt keta jane). Do ta ndjeki reformen apo vetingun me kete Drejtor te pergjithshem, qe eshte totalisht implikuar, deri ne gryke, i cili mori hapur ne dite me diell rolin e hienes, te ngelet cte ngelet per mua, e la policine ne duar, krenareve, pelaterve, arapeve, etj llum mbas llumi. Ky batakci barrkderr, i ka bere demin me te madh policise se shtetit, do duhen vite ta marri veten, me mungesen e marrjes se vendimeve, lenien ne dore te fatit, shtetin shqiptar. Demet jane aq kolosale qe koha do ta tregoje se cka ndodhur dhe cdo te ndodh me policine. Por a do te kete Ministri tager me te madh se ata qe kane prure keta ne drejtim te policise, normal qe koha do ta tregoje. Shpresoj dhe ju si mendia te jeni me te perqendruar ne ndjekjen e perditshme te ecurise se punes se policise se shtetit. Ka njerez qe e duan policine, e duan te jene ne lartesine e saj pavresisht veshtiresive qe dalin, nuk ka problem kuj krahu i perkasin, por ne radhe hte pare duan vendin e tyre, kuptohet qe duan dhe policine. Se ku do ti gjeje ky Minister ec e gjeje, por detyren e pranoi, ti dali per zot. Ju faleminderit,

    Shto koment

    Denonco