Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori dhe viktima

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori dhe viktima

16:25, 15/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit arrestoi dy persona dhe procedoi penalisht dy të tjerë për shkak të një sherri banal që përfundoi me plagosjen e një personi me thikë. Sipas Policisë, në pranga përfunduan A.P., 23 vjeç dhe A.D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A.P.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R.D. dhe E.P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco