VIDEO-SYRI TV/ Fluks dhe radhë në pikat kufitare, emigrantët: Çmimet janë të larta

13:24, 15/08/2022
A+ Aa A-

Fluksi udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria në pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe në atë të Muriqanit në mes të muajit gusht vijon të jetë i lartë, aq sa ka krijuar edhe radhë të gjata. Emigrantët që rikthehen ne Shqipëri shprehen se përveç kalimit disa ditë pushime ne vendlindje ata I shfrytëzojnë edhe për të bërë dokumentet

Nga SYRI TV

Muaji gusht ka regjistruar fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh  në pikat kufitare ne Kapshticë, Qafë Thanë por gjithashtu edhe radhë të gjata të emigrantëve që presin për të hyrë në vendlindje. Edhe në Pikën e Kalimit në Muriqan ka pasur një fluks të lartë të personave që hyjnë në Shqipëri. Ndërkohë që emigrantët që rikthehen ne vendlindje tregojnë se përveç radhëve të gjata ndeshen e më çmime të larta  

Ka edhe nga ata të cilët shprehen se e frekuentojnë Shqipërinë edhe për klimën por edhe për bërjen e dokumenteve .

Në 3 ditët fundit në dy pikat më të mëdha kufitare të juglindjes në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë kanë hyrë dhe kanë dalë 34.451 shtetas . Në doganën e Kapshticës ku fluksi është më i lartë po punohet me 7 sportele, 5 në hyrje e 2 në dalje duke mos krijuar radhë të gjata e të lodhshme për udhëtarët.

Ndërkohë edhe në pikën kufitare të Muriqanit në datën 14 gusht kanë përpunuar një fluks prej 39217 shtetas , nga të cilët 22297 në hyrje dhe 16920 në dalje si dhe 11978 automjete nga të cilat 6920 në hyrje dhe 5058 në dalje. Krahasuar me datën 13 2022 ka pasur tendencë rritje në hyrje dhe në dalje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco