EMRI/ U qëllua me plumba, identifikohet i plagosuri në Kuçovë

EMRI/ U qëllua me plumba, identifikohet i plagosuri në Kuçovë

20:40, 13/08/2022
A+ Aa A-

Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Kuçovë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kësaj të shtune në lagjen '1 maji'. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se i plagosuri është Admir Bejo, 46-vjeç. 

Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë gjetur 46-vjeçarin të gjakosur në rrugë.  

Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. 

46-vjeçari Admir Bejo, në vitin 2007, së bashku me vëllanë Ilija Bejo, ka tentuar të vrasë dy vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç. Drejt tyre u hap zjarr nga një armë pistoletë. 

Ata morën plagë nga plumbat, por i mbijetuan të shtënave. 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 dhjetorit 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip "Ford Fiesta" me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit dhe arritën të shpëtojnë.

Shkak për ngjarjen atëherë u raportua një konflikt i vjetër mes vëllezërve të këtyre dy familjeve, që mendohej se kishte lidhje për shkak të një femre nga Kuçova, e cila bashkëjetonte me Ilia Bejon.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco