Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur në Kuçovë

Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur në Kuçovë

20:27, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kuçovë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maji".

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i plagosur me armë zjarri.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco