Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, raportohet për 8 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, raportohet për 8 të plagosur

21:18, 12/08/2022
A+ Aa A-

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të plagosur.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Esmeralda12/08/2022 22:08

U gjendem ne momentin e aksidentit dhe te plagosurit i kane ndihmuar njerezit per te dale nga makina jo zjarrefiksja. Policia erdhi pas 45 minutash.

Shto koment

Denonco