Sulmi ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, autori ishte mes publikut, mbante maskë të zezë

Sulmi ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, autori ishte mes publikut, mbante maskë të zezë

19:46, 12/08/2022
A+ Aa A-

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie u sulmua me thikë gjatë një eventi në New York, në momentin që po mbante një fjalim.

BBC shkruan se autori, i cili mbante një maskë të zezë, doli nga publiku dhe u hodh në skenë, ku filloi të sulmonte Rushdie.

Menjëherë pas kësaj, dhjetë deri në 15 persona që ishin aty për të parë bisedën nxituan në ndihmë të Rushdie dhe nënshtruan sulmuesin.

Rushdie ishte në tokë për rreth pesë minuta para se të ndihmohej të ngrihej dhe të dilte nga skena. Më pas ai u evakuua me helikopter.

Ende nuk dihet gjendja e tij ndërsa thuhet se ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, ka vuajtur prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco