VIDEO/ Plagosi punonjësin e IMT-së pasi i prishi shtëpinë, ja momenti kur arrestohet 55-vjeçari

19:27, 12/08/2022
A+ Aa A-

Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të autorit të plagosjes së punonjësit të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Qani Muça në shenjë kundërshtie për shembjen e banesës së tij, pas konfliktit verbal ka hapur zjarr ndaj inspektorit.

Plumbat kanë përfunduar në mure por dhe në një makinë. Inspektori i IMT ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa kanë nisur hetimet.

Njoftimi
Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco