VIDEO/ Përplaset ‘Benz-i’, plagoset babai me 3 fëmijët e tij

17:31, 09/08/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Metalurgjik.

Makina tip ‘Benz’, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet D. Z., dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me rrethimin e saj.

Bashkë me të janë plagosur edhe 3 fëmijët e tij të mitur, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit/ Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi D. Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco