Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Pengmarrësi i gruas nga Durrësi mbetet në burg, e reja: Më kërcënonte me jetën e fëmijëve

Pengmarrësi i gruas nga Durrësi mbetet në burg, e reja: Më kërcënonte me jetën e fëmijëve

14:24, 05/08/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën "Arrest me burg” për Mario Musakun, i cili mori peng Ersidën, nënë e dy fëmijëve.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gjyqtar i çështjes ishte Petraq Curri.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij edhe akuzën "Dhunë në familje". Në polici ai ka deklaruar se kishte njohje me gruan me dhe se pëlqeheshin, por ajo ka kundërshtuar bashkëjetesën e kërkuar. Pas kundërshtimit, ai e ka mbajtur forcërisht në një banesë në Spitallë.

Sakaq Ersida ka deklaruar se kërcënohej prej tij me jetën e 2 fëmijëve dhe bashkëshortit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortëve, të cilët mbrëmjen e 1 gushtit 2022 kanë denoncuar se shtetasi Marius Musaka "i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Ersidës duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, ku e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj”, informoi (2 gusht 2022) policia e Durrësit.

Ishin familjarët që bënë denoncimin se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte.

Policia u vu në kërkim të gruas ku u mësua se ajo mbahej me forcë në një banesë nga Marius Musaku. Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e "pengmarrjes" .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco