VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Krastë të Krujës, persona të paidentifikuar po i vënë flakën zonës

15:46, 06/07/2022
A+ Aa A-

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës. Persona të pa identifikuar po vijojnë ti vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar sërish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vendosur flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrëfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin por u rrezikuan nga një riaktivizim i tij në disa pika duke u rrethuar nga flakët.

Një patrull policie ka shkuar në vendgjarje dhe është vënë në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

Zjarri vijon me intesitet i favorizuar nga era. Deri tani në total janë mbi 70 Ha të djeguara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco