VIDEO/ ‘Nëna u hodh nga ballkoni, djali vazhdoi ta qëllonte me thikë jashtë’

11:03, 05/07/2022
A+ Aa A-

Zbardhet një dëshmi tronditëse për krimin e rëndë në Patos, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj qëlloi me thikë nënën e tij, Donikën duke e plagosur rëndë.

Artur Shehu, një dëshmitar okular i ngjarjes dhe fqinj me familjen, tha se djali e kishte qëlluar nënën brenda në banesë, por edhe më pas në ballkon dhe në oborr.

“Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë.

Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë.

Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare.

Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”.

Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën.

Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital,” tha dëshmitari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco