Aksident në autostradën Vlorë-Fier, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

20:39, 29/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se në afërsi të fshatit Bishan një mjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi me inicialet A.T., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 29.06.2022, rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco