Përplasi çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

Përplasi çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

12:50, 29/06/2022
A+ Aa A-

Lirohet nga qelia Ajas Sulejmani, shoferi i aksidentit që shkaktoi reagime të forta në publik, ku përplasi te vijat e bardha çiftin dhe foshnjën 3-muajshe.

Nga masa ‘arrest me burg’ për Sulejmani iu caktua masa ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e Tiranës vendosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Një tjetër argument i 39-vjeçarit për masë më të butë është fakti se ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 8 majit. Vilma e Arian Konomi, si dhe foshnja e tyre 3-muajshe që ndodhej në një karrocë duke kaluar vijat e bardha u lënduan nga aksidenti. Ndërkohë pas aksidentit Sulejmani u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t'u vetëdorëzuar pasi telefonoi policinë se ndodhej në një spital privat

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco