Maliq: Barriera prej çeliku i hyn makinës mes për mes si shtizë, plagoset rëndë shoferi

Maliq: Barriera prej çeliku i hyn makinës mes për mes si shtizë, plagoset rëndë shoferi

14:12, 25/06/2022
A+ Aa A-

 Pamje të rënda shfaqen para syve nga Maliqi këtë mesditë. Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në një rrugë afër fshatit Pirg, ku makina ka goditur barrierën prej çeliku, e cila nga forca e përplasjes ka depërtuar si shtizë mes përmes automjetit duke plagosur më rëndë shoferin dhe vështirësuar shumë nxjerrjen e tij prej mjetit.

SYRI TV mëson se drejtuesi ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe u dërgua drejt spitalit të Korçës për mjekim. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco