Aksident tragjik në Shkodër-Hani Hotit, makina shtyp për vdekje gruan

22:16, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku ka mbetur një viktimë e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe​.

Aksidenti ka ndodhur pranë kompleksit "Zmijani".

Sipas raportimeve të SYRI-t një makinë tip Volswagen i bardhë ka shtypur për vdekje një person i cili udhëtonte me biçikletë.

Shkodër/I nformacion paraprak 

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”,  ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën  hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco