VIDEO-SYRI TV/ SPAK 'rrëzon' Artan Hoxhën: Dumani nuk ka thënë asgjë për Ilir Metën

11:53, 03/06/2022
A+ Aa A-

Pas deklarimeve në media, referuar dëshmisë në SPAK të Nuredin Dumanit ku sipas gazetarit Artan Hoxha përmendet edhe emri i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, SPAK ka dalë më një deklaratë shtypi gjatë ditës së sotme ku jep sqarimet e plota.

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

E plotë:

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin  e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani03/06/2022 13:27

GAZETAR MË TË NDYRË, MË TË KORRUPTUAR, MË INTRIGANT, MË SHPIFËS, MË TË POSHTËR DHE MË MANIPULATOR SE SA KY KOKË-TOPI, ARTAN HOXHA NUK KA NË BOTË!! SIGURISHT QË I TILLË DO TË ISHTE, PËRDERISA ËSHTË I BIRI INFORMATORIT DHE SPIUNIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT!!! KY PËRDORET NGA EDVIN RAMA DHE U SHËRBEN TË GJITHA BANDAVE KRIMINALE DHE BANDITËVE KRIMINELË DHE TRAFIKANTË DROGASH, JO VETËM PËR TË GËNJYER, DEZINFORMUAR DHE NGATËRRUAR PUBLIKUN, HETIMET E PROKURORISË DHE AKSIONET E POLICISË, POR EDHE PËR TË HEDHUR SHASHKA TYMËSE NË PUBLIK PËR TË TËRHEQUR VËMENDJEN DUKE FUTUR KOT MË KOT EMRA DHE PERSONAZHE TË RËNDËSISHËM TË POLITIKËS!! PO TA DËGJOSH ME KUJDES AI VETËM TRILLON DHE MASHTRON, KU AI KA "QENË I PRANISHËM FIZIKISHT" NË ÇDO VENDNGJARJE APO ATY AFËR, KUDO QË TË KETË NDODHUR AJO BRENDA SHQIPËRISË DHE QË NGA AMERIKA LATINE DERI NË AUSTRALI, DHE QË NGA KINA NË AFRIKËN E JUGUT!!! I KUDOGJENDUR VETËM PËR TË MASHTRUAR!!! TANI KUR NË SHQIPËRI ÇMIMI I NAFTËS DHE BENZINËS ARRITI MAJAT MË SKANDALOZE NË BOTË 251 LEKË/LITRI, PËR TË TËRHEQUR VËMENDJEN NGA KJO GIGA-VJEDHJE E QEVERISË SË SULLTAN-SATRAPIT SOROSIANO-PUTINIST TË SURRELIT, KY PLEHRË HEDH TË TILLA SHASHKA TYMËSE IDIOTE, QË NJERËZIT TË MBËRTHEHEN PËRPARA EKRANIT DERI TË HËNËN NË DARKË!!! NË KËTË MËNYRË IS HËRBEJNË KËTA PLEHRA EDVIN RAMËS!!!

Shto koment

Denonco